
Kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar edhe njëherë këtë të enjte se do të jetë i pranishëm në Panairin e Punës që do të mbahet në Athinë në 2 Mars.
Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan “Të dielën më keni në Eladha”, ndërsa ka sqaruar gjithashtu mënyrën e aplikimit për emigrantët që duan të regjistrohen në PER në KQZ për të votuar më 11 maj nga vendet ku jetojnë.
“Tani një porosi kam unë për shumë kënd në diasporë që nuk i është aprovuar regjistrimi. Është bllokuar se e kanë venë nga kjo anë e kartës, po adresa është nga pjesa e pasme e kartës. Do u lutesha shumë emigrantëve që nuk u është aprovuar kërkesa në platformën e KQZ , duhet ta vendosin kartën nga pjesa e pasme ku është edhe adresa”, shprehet Rama.
Të dielën më keni në Eladha, po ju që jeni jashtë shikojeni pak këtë ju lutem
Dhe mbrëmje të këndshme të gjithëve!