Friedrich Merz, lideri i Unionit Kristian Demokrat (CDU), do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

I përshkruar nga mbështetësit e tij si një “kundërhelm” ndaj krizës së besimit të Evropës, Merz, 69 vjeç, është një fytyrë e njohur për gardën e vjetër të partisë së tij.

Merz ka lindur në qytetin gjerman perëndimor të Brilon në vitin 1955 në një familje të shquar konservatore, katolike. Babai i tij ka shërbyer si gjykatës vendas, ashtu si edhe gruaja e Friedrich Merz, Charlotte deri më sot.

Merz i ri i ishte bashkuar CDU-së kur ishte ende në shkollë.

Pas shkollës, ai ka vazhduar shërbimin ushtarak përpara se të studionte drejtësi dhe të martohej me kolegen Charlotte Gass në vitin 1981.

Për disa vite, Merz ka punuar si avokat, por ai e kishte gjithmonë syrin te politika dhe ishte zgjedhur në Parlamentin Evropian në vitin 1989, në moshën 33-vjeçare. Ai ishte ngritur në gradat, duke u shpallur si një talent në fraksionin më të djathtë dhe tradicionalist të partisë.

Merzi përfundimisht është larguar nga politika në vitin 2009, disa vite pasi rivalja Angela Merkel fitoi udhëheqjen e partisë CDU.

Ai ka bërë tri përpjekje për të udhëhequr partinë e tij, dy dështimet e tij të para ishin në 2018 dhe janar 2021./Koha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu