Safet Bajri, një emër i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër, është shfaqur si analist mbrëmjen e kaluar.

Grida Duma e ka futur në një lidhje live atë, edhe pse ai akuzohet për krime të shumta.

Dhe iu ka kërkuar llogari gazetarëve, pse e përmendin emrin e tij.

“Kam bërë kallëzim, se njerëzit vënë gjoba në emrin tim. Njerëzit i bëjnë me qëllim, por nuk jam unë, prandaj u kam kërkuar tu drejtohen organeve ligjzbatuese.

Nuk është aspak e vërtetë. Më keni futur në panik të gjithë famijen. Media nuk po e respekton punën e famijes. Çfarë po bëni”, tha Safet Bajri.

Ai shprehu respekt për punën e forcave të rendit dhe theksoi se çdo veprim ndaj tij ka qenë i kryer në mënyrë korrekte.

Bajri, i cili ka qenë subjekt i tre kontrolleve nga policia, bëri thirrje që hetimet të vijojnë pa ndërhyrje nga media.

“Uroj që të arrestohet dikush për masakrën e Dobroaçit. Më është bërë 3 herë kontroll nga Policia e Shtetit.

Herën e fundit më janë sekuestuar nja 17 mijë euro, u kanë bërë edhe fotot për procedurë. Por çdo gjë ka qenë korrekte.

Por duhet të shikohen gjërat drejtë. Media duhet të lërë policinë që të bëjë punën e vet, kështu nuk e respekton.

As OLF, as kurrkush, unë kam bërë 4 vite burg, kam dalë i pafajshëm. Kam bërë dhe 2 vite dhe prapë pastaj ma pushuan çështjen. 6 vite tërë jetën” tha Safet Bajri. /Gazeta Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu