
Sot, gjashtë parti politike kanë dorëzuar dokumentacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit.
Partitë që kanë depozituar kërkesat për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 11 maj janë: Partia Konservatore, Partia Demokratike, Partia Mundësia, Partia Kristian Demokrate, Partia Demokristiane, dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.
Sipas afateve të caktuara nga KQZ, më 25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike dhe komiteteve nismëtare. Gjithashtu, më 25 shkurt Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve publikon listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë.
Më 3 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, ndërsa më 12 mars përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve.
Për zgjedhjet e 11 majit, Berisha ka dorëzuar kërkesën për regjistrimin e PD-së në KQZ. Më 17 mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve, më 20 mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit, dhe më 25 mars përfundon afati për miratimin e listave shumemërore.