Seanca e sotme e kuvendit pati momente tensioni “pas kuintave”. Kur kryetarja e kuvendit ndërpreu seancën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pushtoi foltoren për të folur ende dhe pse e kishte përmbyllur një fjalim tjetër pak minuta më herët.

Kësaj radhe “kameramane” kishte deputeten Elda Hoti dhe rojë në foltore i rrinte Flamur Noka.

Teksa Balla i qau hallin deputetes se po lodhej duke mbajtur telefonin për të nxjerrë Berishën live, deputeti demokrat Flamur Noka që sallën e parlamentit e sheh si çunat e lagjes së viteve ’90, kërcënoi ministrin se do ta tërhiqte zvarrë.

Natyrisht, deklaratat e deputetit demokrat si “laci” i parlamentit u pritën me humor nga ministri Balla. Ndërsa vetë Berisha e përzuri si një adoleshent duke i thënë “ik se këtu jam unë tani”./AIA.AL

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu