
Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave është miratuar akti për zgjatjen e afateve vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, deklaroi se janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Tashmë ata do mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Sot këshilli i ministrave vendosi për zgjatjen e afatit për vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, që do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë këtë ngërçin e krijuar, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit. Në këtë mënyrë, me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për të ushtruar të drejtën e votës si e drejtë kushtetuese”, tha Hoxha./panorama