Në etapën e fundit të turneut informues për diasporën në Amerikën e Veriut, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal në kompaninë e një sipërmarrësi të suksesshëm shqiptar që vlerësohet si një pikë mbështetëse për komunitetin tonë në Kanada.
Altin Nani e ruan përkatësinë dhe lidhjet me Shqipërinë, edhe përmes punësimit të vëllezërve dhe motrave shqiptare.

yacht hotel sarande

“Ne të falënderojmë! Mirë që ke krijuar vetë një kompani të madhe, por ke punësuar mbi 30% shqiptarë. Arsyeja pse erdhëm është konstatimi se ke shërbyer gjithmonë si një pikë e parë mbështetëse, pra nuk po hyj në emra, por shumë që kanë ardhur këtu, sa kanë mbërritur dorën e parë ia ke dhënë ti, kështu që kjo është një gjë shumë e mirë. Ajo që duhet nënvizuar është fakti që e ruan atë përkatësinë dhe lidhjet me Shqipërinë, edhe përmes punësimit të vëllezërve dhe motrave. Është diçka që duhet thënë me zë të lartë,” tha Balla në takim me sipërmarrësin Nani.

Altin Nani drejton dy kompani: Duka Property Management Inc. dhe Duka Consulting Inc., që menaxhon projekte për zhvillimin e komplekseve të banimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu