Izmir Sakica dhe Samurel Troshani, të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’ në zonën e Dobraçit janë vetëdorëzuar ditën e sotme në polici.

Sakica dhe Troshani janë shoqëruar pranë autoriteteve në prani të avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj.

yacht hotel sarande

Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me një automjet Mercedes Benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë.

Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot qe dyshohet se i përket personit qe u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat./balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu