“SPAK di të ndajë thashethemin nga prova”, Dumani:
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dha një pasqyrë të fundit të hetimeve për disa çështje të rëndësishme.
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh nga strategjia për krimin zgjedhor, aplikacionet e krimit, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj si dhe për Berishën e Metën.
Dumani thekson se brenda këtij muaji do publikohet strategjia e institucionit që drejton për krimin zgjedhor.
Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zgjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim. Sa i përket aplikacionit Sky, Dumani thotë se u zbulua një politikan përdorues i tij si Jurgis Çyrbja.
Sky. (Krahasim me vendet jashtë) Pse nuk është identifikuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
‘Nuk është e vërtetë, një ish deputet Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky ec. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamorfoza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.’
Lidhur me deklaratat e Arben Ahmetajt, Dumani thotë: ‘Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.’
Ndërsa për Veliajn, deri më tani thotë Dumani janë bërë vetëm kontrolle paraprake që shërbejnë si mjetet për gjetjen e provave
-“Po hetohen veprat penale, a do regjistrohet emër konkret për të apo për familjaret?”
-‘Çështja në fazën e hetimit paraprak kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës.’
Lidhur për vendimin e Apelit për Berishën, Dumani thotë se respekton vendimin e gjykatave.
Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jurist? Mund të përsëritet ky skenar edhe për Ilir Metën?
“Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqësorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.”/shqiptarja