Tre muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, PD dhe PS e nisin sesionin e ri parlamentar me një dakortësi të re, për ti dhënë me shumë fuqi kontrolluese komisioneve parlamentare në zbatimin e ligjeve që lidhen me anti-korrupsionin. Kjo dakortësi u shpalos në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores.

“Metodologjia për vlerësimin parandalues të korrupsionit pritet të miratohet në konferencën e ardhshme të kryetarëve dhe përsëri ndryshimet e propozuara kanë synim që në procesin legjislativ të bëhet dhe vlerësimi parandalues për korrupsionin gjatë procesit të shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve nga kuvendi” tha Blerina Gjylameti

yacht hotel sarande

Ne biem dakord me cdo ndryshim jo thjesht në rregulloren e kuvendit por në cdo ligj nëse synohet të forcohen mekanizmat për parandalimin e korrupsionit. Do të votojmë pro dhe për faktin që është bashkëpropozim me zv/kryetaren e komisionit të ekonimisë Sorina Koti” tha Gazment Bardhi

Projektvendimi i miratuar është Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin rrëzoi sot propozimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi për ndryshimin e rregullores që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Kuvendi do ngrejë një grup pune për përmirësime në tërësi të rregullorres

Debati

“Është detyrimi jonë t’i bëjmë qytetarëve transparencë, Është turp ti kërkosh policit me pagë 600 mijë lekë, që është roje që deklaron nëse përdor Sky ECC ndërkohë që ata ia kërkojnë kanë përdorur Sky ECC. E ne këtu themi ka implikime ligjore, transparenca. Asnjë implikim ligjor, veç vullnetit për tia fshehur publikut se kush është ajo pakicë që ka përdorur këtë aplikacion për të komunikur me krimin e organizuar”

Ndërkohë PS është e rezervuar. Thotë se propozimi i opozitës duhet të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë, jo të bëhet populizëm. Në replikë me Bardhin Çuçi tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së e di mirë se kush bashkëpunon me krimin.

Bledi Çuçi: Të ngremë një grup pune për të parë disa elementë. A duhet futur në Rregullore? Apo e fusim tek Kodi i Etikës? Mos ka emra të tjerë aplikacionesh? Duhen parë me kujdes. T’ja kalojmë grupit të punës pranë Sekretarit të Përgjithshëm. Duhet parë më gjerë mund ta shtrijmë tek drejtësia, tek kryetarët e bashkive. Por unë nuk e mendoj kështu.

S’e kush bashkëpunon me krimin e di mirë ti (I drejtohet Gazment Bardhit)

Arben Pëllumbi: A ke informacion që unë bëj pjesë nga deputetët që kam përdorur këtë? Nuk mund ta përdorim për luftë politike të ditës. Ne nuk jemi këtu për të kontrolluar njëri tjetrin, nëse bëjmë punën apo kemi figurën e pastër. Futja në rregullore është përdorim për interesat politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu