Mbi 5000 vende të lira pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë janë tashmë të publikuara në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, i krijuar për të mbështetur tregun e punës në vend.

Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush ka mundësinë të gjejë një punë që i përshtatet profilit nëpërmjet kësaj platforme. Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

yacht hotel sarande

Platforma Kombëtare e Punësimit, puna.gov.al, ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.

Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat të dhëna si në portalin “e-Albania”. Edhe kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video-informacion më të zgjeruar mbi këtë platformë, ku theksoi se përmes portalit të interesuarit, qofshin këta punëkërkues të papunë apo emigrantë, mund të regjistrohen në kurse formimi profesional.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe Bankës së Shqipërise në vitin 2024, papunësia në vendin tonë zbriti në nivelin më të ulët historik, prej 10,7%, nga 16% që ishte në vitin 2013.

Ulja e nivelit të papunësisë gjatë viti të kaluar ndikoi pozitivisht në rimëkëmbjen e ekonomisë sipas të dhënave zyrtare. Ndërsa pritshmëritë për 2025-ën janë që të ketë një normë papunësie në masën 9,8%.

Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu