Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas zhvillimeve të fundit mes palëve të tyre.

Bardhi theksoi në studion e “Open” në News24 se nuk ka “asnjë shqetësim” në përgjigje të kësaj mundësie, ndërsa kërkoi që të mos humbej kohë me këtë temë.

yacht hotel sarande

Ai deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t;i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu