Pasi po shqyrton mëse 12 mijë aplikime për regjistrimin e diasporës në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën apel që të kihet kujdes me dokumentin që përdoret për verifikimin e vendbanimit.
“Dokumenti i adresës duhet të përmbajë patjetër adresën që ju keni plotësuar në PER, gjatë aplikimit. Dokumenti i adresës duhet të lidhet patjetër me emrin tuaj. Shpërndajeni patjetër për të ndërgjegjësuar miqtë dhe të njohurit tuaj” deklaron KQZ.
Për të votuar nga jashtë që prej së shtunës e deri më 1 mars duhet të shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë), ku bëhet regjistrimi dhe më pas ju vjen fletëvotimi me postë. Kthimi duhet të bëhet në kohë pasi afati i fundit i vlefshmërisë së votës nga jashtë është ora 19 e datës 11 maj, orari zyrtar kur mbyllen edhe qendrat e votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.