Zyrtari i lartë i DASH Richard R. Verma, dhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takuan këtë të mërkurë (08 janar) në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.

yacht hotel sarande

Z. Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike dhe tha se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.

“Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu