Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Partisë Demokatike për të miratuar një rezolutë kundër genocidit serb në Kosovë në prag të seancës së përbashkët të dy kuvendeve në Prishtinë.

“Dua të komunikoj me publikun fakte historike. në këto 33 vite ps sa herë që ka qënë në shumicë apo pakicë me votën e popullit shqiptar nuk ka çeduar asnjëherë sa i përket pozicionit në mbrojtje të cështjeve tona kombëtare. Janë 8 rezoluta dhe deklarata sa i takon genocidit dhe çdo lloj forme krimi ndaj vëllezërve dhe motrave tanë në Kosovë.” tha Balla.

yacht hotel sarande

Por nga ana tjetër ai rreshtoi të gjitha faktet që flasin kundër PD sa i takon qëndrimit ndaj Kosovës.

“Në 25 janar të vitit 2011 kanë qenë përfaqësuesit e PD në asamblenë e Këshillit të Europës që bashkuan votat me propozimin e Rusisë për atë që pasoi që ishte një përpjekje e poshtër për të hedhur baltë mbi luftën çlirimtare” tha Balla duke rikujtuar se PS dhe Idrizi votuan kundër ndërsa 3 votat e PD shkuan për draftin e Kosacevit, ai që sot është zv/kryetar të komistetit të sigurisë kombëtare të Rusisë.
Ju historikisht nuk keni qenë në krahun e duhur të historisë u tha ai deputetëveopozitarë.
“Nuk është rastësi që qoftë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës u zhvilluan pas vitit 2013 dhe mbledhjet e përbashkëta të kuvendit të Shqipërisë dhe të kuvendit të Kosovës me kryetar kuvendi të kësaj shumice.

Prandaj poulli e di mirë çfarë kontributi ka PS gjatë viteve ’98- ’99 çfarë kontributi kanë ata që kur udhëheqësit e UÇK shkonin në Rambuje dikush udhëhiqte protesta kundër qeverisë këtu dhe kundër Rambujesë dhe kush i thoshte Hashim Thaçit bashkëpunëtor i Serbisë dhe me fjalë të tjera më të poshtra antishqiptare. Adem Jasharin e keni arrestuar ju këtu në Tiranë” deklaroi ministri Balla në parlament.

Ai sqaroi në fund edhe lajmet rreth ndalimit të këngës Mora Fjalë në stadium duke thënë se kjo është hedhur poshtë nga Federata e Futbollit dhe është totalisht e pavërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu