Zbulohet identiteti i 37-vjeçarit shqiptar që u gjet pa jetë në burgun grek. Ai është shtetasi Armand Qamil Nuraj, i datëlindjes 06.07.1987, lindur në Fier.
Ai u gjet nga rojet e burgut në Malandrino, në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, i shtrirë në tokë, së bashku me një shtetas grek. Ky i fundit ka arritur të mbijetojë.
Shqiptari ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Edhe pas ndihmës të dhënë, shtetasi nuk arriti të mbijetonte.
Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime./panorama