Autoritetet belge njoftuan të mërkurën se kanë nisur një hetim për mashtrim financiar ndaj ish Komisionerit të Bashkimit Europian për Drejtësinë, Didier Reynders, disa ditë pas mbarimit të mandatit të tij.

An Schoonjans zëdhënëse e zyrës së prokurorit të përgjithshëm të Brukselit, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se hetimi ndaj tij po kryhet nën dyshimet për pastrim parash. Ajo tha se në kuadër të hetimit u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij.

yacht hotel sarande

Nisja e hetimit vjen vetëm disa ditë pas përfundimit të mandatit të zotit Reynders si komisioner i BE-së për Drejtësinë, një detyrë që e mbajti prej vitit 2019.

Zëdhënësja Schoonjans nuk dha më shumë hollësi për mediat, por sipas gazetës “Le Soir” dhe plaftormës investigative “Ndiq paratë”, hetimi mund të lidhet me pastrimin e parave përmes lotarisë kombëtare.

Partia e zotit Reynders tha përmes një deklarate se nuk do të komentonte hetimin në vazhdim.

Çdo skandal që do të përfshinte zotin Reynders do të prekte Komisionin Evropian, ku ai ishte përgjegjës për të garantuar që gjatë mandatit të tij, parimet perëndimore të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën e ashpër ndaj korrupsionit, do të respektoheshin me përpikëri./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu