Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, emëroi të dielën biznesmenin libanezo-amerikan Massad Boulos si këshilltarin e tij të lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme, anëtari i fundit i familjes që u emërua në një pozicion kyç.

“Jam krenar të njoftoj se Massad Boulos do të shërbejë si Këshilltar i Lartë i Presidentit për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme”, ka shkruar Trump në Truth Social për emërimin, i cili e vendos vjehrrin e vajzës së tij Tiffany në një pozicion kryesor në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

yacht hotel sarande

Boulos ishte një emisar kyç për fushatën e Trump, duke ndihmuar në mobilizimin e votuesve arabo-amerikanë dhe myslimanë, shumë prej të cilëve ishin të zemëruar për mbështetjen e palëkundur të presidentit Joe Biden për Izraelin në luftën e Gazës, edhe pse numri i viktimave civile u rrit në dhjetëra mijëra.

Biznesmeni do të marrë përsipër një portofol të vështirë, me luftën izraelite ende të ndezur në Gaza, një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban që ka parë shkelje të hershme dhe forcat e opozitës në Siri që bëjnë përparime kundër qeverisë së Bashar al-Asad.

Djali i Boulos, Michael, është i martuar me vajzën e Trump, Tiffany.

Kujtojmë se të shtunën, Trump emëroi ekzekutivin e pasurive të paluajtshme Charles Kushner – babain e dhëndrit të tij Jared – si të zgjedhurin e tij për të qenë ambasador i SHBA në Francë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu