Mbi 50 persona të shoqëruar në lidhje me protestën e djeshme të PD-së dhe opozitës. Dy janë arrestuar, ndërkohë që janë në hetim në gjendje të lirë deputetët që organizuan protestën.

Pasditen e djeshme për rreth 3 orë militantët e PD dhe disa prej mbështetësve të opozitës ishin ndarë në disa pika të ndryshme të Tiranës, duke tentuar bllokimin e trafikut dhe vijimin e aksionit të tyre të mosbindjes civile.

yacht hotel sarande

Pati dhe përplasje me policinë, teksa deputeti Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve. Ndërsa në sheshin Uilson dhe tek bashkia, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Tek sheshi Uilson u hodh fillimisht edhe gaz lotsjellës.

Tek Zogu i Zi situata ishte më e qetë, teksa trafiku u lirua 1 orë pas fillimit të protestës. Ndërsa tek Pallati me Shigjeta pati tensionet dhe shtyrje të qytetarëve me policinë. Së fundmi, protesta u mbyll tek bashkia e Tiranës dhe më tej filluan shqoërimet e para nga policia në komisariatet e kryeqytetit.

Përpara nisjes së protestës ditën e djeshme, DVP e Tiranës i dërgoi një shkresë sekretarit të PD-së Flamur Noka dhe informoi qytetarët se bllokimi i qarkullimit rrugor është vepër penale. Ata informuan Nokën se organizatorët e protestës që bllokon qarkullimin do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. / shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu