Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se mjeku i spitalit privat ka lëshuar epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.
Komisioni konstatoi që me plagënqë ka 14 vjecari, për kategorinë e dëmtimit trajtimin mjekësor e ofrojnë edhe burgjet, ndaj kërkojnë ta marrin, por fillimisht mjeku nuk firmoste fletëdaljen. Pas disa orësh, është bërë e mundur mbyllja e procedurave, dhe tashmë i mituri do të dërgohet në institutin e të miturve në Kavajë, pas dhënies së masës ‘arrest me burg’ ndaj tij.

Paraditen e sotme, Komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, pasi nuk dorëzonte epikrizën për 14-vjeçarin.

yacht hotel sarande

Mjeku me inicialet D.T., zvarriti procesin prej ditës së djeshme, e po ashtu edhe sot kur grupi i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat.

Ndaj të miturit është vendosur masa arrest me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Komisioni me pesë persona duhej të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka i mituri, dhe ta transportonin atë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Ditën e djeshme kjo gjë nuk u realizua sepse mjeku nuk ua solli kartelën dhe epikrizën. Ndaj ata rishkuan sërish sot herët në mëngjes.

Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu