Shqipëria përparon më tej në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
Në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të Shteteve Anëtare në Bashkimin Evropian (COREPER), ambasadorët e 27 vendeve anëtare do t’i kërkojnë Tiranës të bashkëndajë qëndrimin e saj për sa i përket grupkapitullit VI në lidhje me marrëdhëniet e jashtme.
Në të njëjtën kohë, sipas presidencës hungareze të radhës në X, Këshilli i BE-së do të fillojë të punojë për qëndrimin e tij të përbashkët për përgatitjen e Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare me Shqipërinë.
BE nisi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Tiranën më 15 tetor duke hapur grupkapitullin I, atë të parimeve themelore, i cili sipas metodologjisë së rishikuar është edhe i fundit që mbyllet.
Burime diplomatike sqarojnë se Këshilli i BE-së duhet të fillojë punën për qëndrimin e përbashkët për grupkapitullin VI, që do të pasojë konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë në dhjetor./atsh