Gjykata e Shkodrës liroi sot 4 efektivët e policisë të arrestuar nga AMP, dy ditë më parë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër, mes tyre 2 qytetarë të pafajshëm.

Gjykata e Shkodrës vendosi të caktojë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim i dalje jashtë shtetit’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për efektivët Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj. Marta Martini

yacht hotel sarande

Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

 

Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa

I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave. Personi i tretë në makinën e viktimave, ende enigmatik e që mbeti i plagosur me 2 plumba në masakrën e Dobraçit, mendohet të ishte shënjestra kryesore e atentatorëve, mund të ketë lëvizur nga Shkodra në jugut të vendit, për t’u mjekuar.

Ata janë në akuzë për “shpërdorim detyre” pasi sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Policore (AMP) nuk kanë respektuar procedurat për të siguruar vendin e ngjarjes dhe shoqërimin për identifikim të personave që gjetën sapo mbërritën të vendi i atentatit.

Policet ne hetim
1- Blerim Kurmekaj – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkoder, 45 vjeç
2- Viktor Logu – Inspektor në patrullën e Përgjithshme e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Shkoder, 33 vjeç
3- Julian Sterkaj – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër, 31 vjeç
4- Marte Martini, – Inspektor në Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër 33 vjeç
Ata akuzohen per ”Shpedorim detyre”.
Prej ditësh grupi hetimor është i rezervuar në dhënien e detajeve të hetimit, ç’ka nënkupton shpresën për sigurimin e provave për të ngritur akuzë për ekzekutorë dhe porositës të mundshëm. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës ndërkohë po vijojnë hetimet në mënyrë intensive për zbardhjen e ngjarjes, me pistë kryesore atë të hakmarrjes me fisin “Bajri”, konflikt që deri tani ka prodhuar më shumë se 20 viktima. Makina “Range Rover Sport” e vjedhur në Durrës dhe e përdorur në atentat është një pikë ku hetuesit janë përqendruar për gjurmimin e hajdutëve, të cilët mund të kenë lidhje direkt me atentatin.

Atentati me 4 viktima, në mesin e të cilëve 2 të pafajshëm, Flutura dhe Bashkim Basha, vijon të jetë akoma i pazbardhur, ndërsa hetimin për të e ka marrë Prokuroria e Posaçme për grup të strukturuar kriminal. /SHqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu