Sipas portalit Kapitali.al është ekzekutuar gjoba 110 milionë euro e arbitrazhit në Belgjikë dhe biznesmeni italian Francesco Becchetti ka marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.
“Tre ditë më parë, Eurocontrol ka njoftuar zyrtarisht qeverinë shqiptare dhe kompaninë Albcontrol se përmbaruesi i Becchettit ka ekzekutuar vendimin e arbitrazhit, pas vistos që mori nga gjykata belge. Ndonëse njoftimi mbahet rreptësisht sekret, Kapitali e konfirmoi lajmin nga tre burime të pavarura në ministri të ndryshme, por edhe në Belgjikë” – shkruan kjo faqe e fokusuar te informacioni ekonomik.
Gjoba 110 milionë euro që Becchetti u mori taksapaguesve shqiptarë për mbylljen e kanalit televiziv Agon konsiderohet si gjoba më e lartë në historinë e Shqipërisë. Fatura e kripur 110 milionë euro që Becchetti u mori qytetarëve shqiptarë është dëmi më i madh ndonjëherë ./kapitali