Mbështetës të forcave nacionaliste greke të ekstremit të djathtë janë duke protestuar kundër pranisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Selanik. Mediat greke kanë nxjerrë pamje të një grupi të vogël protestuesish që mbajnë në duar flamuj të Vorio Epirit dhe fotografi të Kostandinos Kacifas i vrarë nga policia në Bularat të Gjirokastrës në tetor të 2018-ës.

Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.

yacht hotel sarande

Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen.

Ata thonë se po reagojnë kundër pranisë së kryeministrit shqiptar në Selanik në një kohë që “shteti shqiptar po shkel sistematikisht të drejtat e njeriut të minoritetit grek të Vorio Epirit”, ndërsa protestojnë edhe për vrasjen e Katsifas. Në hotelin Porto Palace ka nisur ndërkohë takimi i Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu