Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e shqiptarëve të Greqisë, duke u ndalu tek lufta që kjo qeveri ka bërë për të luftuar korrupsionin. Ai u shpreh se e vetmja forcë formuese në historinë shtet formuese demokratike, ka qenë Partia Socialiste.
“Më nxjerrin para lista emrash për të më thënë që unë duhet të ndjehem përgjegjës moralisht pse drejtësia ka hetuar po heton ka akuzuar apo ka dënuar individë të lidhur me pushtetin politik të PS. Krejt e kundërta ndodh me mua. Nuk më vjen mirë për arsye njerëzore, por për arsye të kontratës që kam ëmë shqiptarët, jam krenar që me kurajo patriotike dhe vullnet të hekurt politik PS plotësisht të vetëdijshëm bashkë për dhimbjet që do të sillte një reformë e tillë. I hoqi duart e pushtetit politik nga qafa drejtësisë.
Përgjegjësia ime morale do të ishte e jashtëzakonshme pasi ku kam kërkuar votën për të luftuar korrupsionin, sot do të isha këtu dhe ju nuk do shihnit asnjë fakt të luftës ndaj korrupsionit, kur faktet sot i keni para syve dhe nuk ju mjaftojnë disa minuta për të numëruar emrat. Për këtë arsye ndjehem moralisht mirë kur ju them kjo është një arsye tjetër madhore pse vota e 2025 duhet ti garantojnë Shqipëri nën udhëheqjen nga PS në mënyra që kjo që ka nisur me drejtësinë të vijojë e të mos kthehet me pas.
Sot askush nuk është më i paprekshëm, përballet me drejtësinë e nuk mbrohet duke u hedhur mbi kokë flamurin e PS”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama tha se ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë, teksa theksoi se drejtësia ka goditur politikën pa dallim majtas dhe djathtas.
Në fjalën e tij para emigrantëve në Greqi, kreu i vendit tonë shtoi se sistemi i drejtësisë po vepron e çliruar nga politika.
” Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse, goditja e para që nga themelimi i shtetit shqiptar. Për herë të partë njerëz të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjes me partitë politike në qeveri apo opozitë. Ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga politika. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh koklën prapësht, ku nuk do të gjesh dot që nga 1912, as në Republikën e përkohshmen parlamentare, as në mbretëri as në diktaturë, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vjet më parë një individ me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti.”
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje nga Selaniku gjithë emigrantëve të kthehen në vendin e tyre.
Gjatë fjalës së tij me shqiptarët e Greqisë, Rama iu tha emigrantëve të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, pasi do të kenë më shumë fitime dhe më pak taksa.
“Ejani në Shqipëri. Paguani më pak taksa se në Greqi dhe jeni në tokën tuaj. I bëj thirrje çdo shqiptar që ka një truall në fshat, i them sot pa asnjë dyshim të investojë kursimet në agroturizëm, s’ka nevojë të kthehet me gjithë familjen, por nëse investon për të hapur derën e shtëpisë së vjetër dhe për ta kthyer në bujtinë do të ketë prej saj të ardhura më ta larta nga puna që bën këtu”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët, pavarësisht vështirësive, ia dolën në qytetin e Selanikut. Rama u shpreh se ky qytet, është quajtur qyteti i mundësive.
“Selaniku e ka përqafuar gjithnjë atë Shqipëri të vogël, një bashkësi e vogël nga të katër anët e vendit tonë. Këtu në Selanik filloi të përkundet një pjesë e çmuar e kulturës sonë. Çajupi këtu bënte durim, pa djegur karrige, me artin e satirës, tregonte çka i dukej e mbrapshtë. Ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje në klubin e Selanikut.
Fatkeqësia e shekullit 20, është treguar harraqe ndaj shqiptarëve. Ata pronarë të mëdhenj tokash, sado që kjo është histori, por nuk duhet harruar, ajo frymë bashkëjetese dhe shpirti sipërmarrës, që shqiptarët patën në Selanik. Kush kujtohet sa herë sa duhet, për Ali Pashë Tepelenën, që vuri dinjitet dhe rend në këto anë. Ishte Aliu nga Tepelena që sanksionoi që çdo keqbërës mysliman që tenonte të prekte një murg ortodoks, varej në vend. Për ne shqiptarët, Selaniku mund të quhej qyteti i mundësive”, theksoi Rama.
Në hapjen e fjalës së tij, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 15 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, theksoi ai.
“Në vazhdim të këtyre shfaqjeve të padëshiruara, diku këtu, rreth e rrotull, një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, janë angazhuar në një protestë kundër ardhjes sime për t’iu takuar ju.Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë. “, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama, në takim me shqiptarët në Selanik, u ndal tek bllokimi për disa orë i gazetarëve shqiptarë në kufirin me Greqinë.
Ai tha se kjo situatë është absurde, ndërkohë shtoi se Shqipëria nuk është bërë pengesë për gazetarët grekë për të hyrë në territorin shqiptar.
“Dua t’ju shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëria për të ndjekur këtë takim, të cilët u bllokuan për disa orë në kufi, për arsye të panjohura për ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek, për ndërhyrjen e tij për zhbllokimin e një situate absurde, që s’mund t’i ndodhë asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, tha ai.