Policia e Tiranës bëri sot me dije se ka arrestuar një 49-vjeçar, me akuzën e kundërshtimit me forcë të një punonjësi Policie gjatë ushtrimit të detyrës.

Mësohet se bëhet fjalë për Elidon Kotorrin, një emër i njohur i botës së krimit, i dënuar për tre vrasje dhe plagosje, e njëkohësisht subjekt i OFL-së.

yacht hotel sarande

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Elidon Kotorri, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar me forcë një punonjës Policie gjatë ushtrimit të detyrës”, njoftoi policia.

Kotorri u prangos pasi mbrëmjen e së shtunës ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë kur ata shkuan për ta shoqëruar në komisariat.

49-vjeçari kishte pasur konflikt me një person tjetër, por në momentin kur efektivët kanë ndërhyrë, ai ka kundërshtuar policinë duke mos iu bindur urdhrit.

Kush është Elidon Kotorri?

Ai ka qenë një personazh i njohur gjatë fundit të viteve ’90 pasi u dënua me 25 vite burg për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri.

Ai u akuzua për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit si edhe plagosjen e një tjetri. Vrasja ndodhi për hakmarrje pasi i vranë shokun e tij, Elton Zajmi në vitin 1998.

Po kështu Kotorri ka qenë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës për vendosjen e kamerave të sigurisë, në kundërshtim me ligjin, operacion ky, i cili në 2023 u shtri në disa qytete të vendit.

Mësohet se gjithashtu Kotorri ka qenë subjekt i OFL-së pasi i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë. /vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu