Nis menjëherë me përplasje protesta e opozitës shqiptare.

yacht hotel sarande

Qytetarët kanë hedhur molotov drejt godinës së kryeministrisë dhe kanë tentuar të çajnë rrethimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Protestuesit e shumtë janë përplasur me forcat e rendit.

Të parët në krye të protestës janë deputetë të PD dhe turma i është drejtuar bulevardit në drejtim të sheshit Skënderbej për të marrë më pas kthesën në unazë ku kanë bllokuar qarkullimin nën thirrjet me megafon që mos preken automjetet e qytetarëve të mbetur në trafik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Gjatë marshimit janë hedhur molotovë edhe në stacionin e autobusëve pranë urës së Tajvanit.

Molotov u hodhën edhe në oborrin e selisë së Partisë Socialiste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Turma u drejtua  për nga Bashkia e Tiranës ku hodhën edhe atje molotovë ndërsa policia në të gjitha rastet është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës duke lënduar disa protestues mes të cilëve edhe fëmijë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Nuk i shpëtoi furisë së molotovëve as Ministria e Brendshme.

Zemërimi i protestuesve është shfryrë edhe mbi një prej projekteve të kullave, Eye of Tirana ku janë thyer edhe billboardet me reklama te bashkisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mespec Mespec (@aia.al)

Turma e udhëhequr nga deputetët demokratë po i drejtohet parlamentit ku protestuesit janë pritur me gaz lotsjellës.

Protesta u deklarua e mbyllur në ora 21:30. Mesazhi I Flamur Nokës nga selia e PD ishte: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, ndryshe nuk do kesh paqe! Mosbindja civile vazhdon deri në qeveri teknike.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu