Rezerva Federale uli të mërkurën normën e interesit me një nivel të pazakontë prej 0,5%. Ky është një ndryshim dramatik pas gati dy vitesh nivelesh të larta të normës së interesit, për të ndihmuar për zbutjen e inflacionit. Norma e lartë e interesit e bëri gjithashtu shumë të shtrenjtë huamarrjen për konsumatorët amerikanë.

yacht hotel sarande

Kjo është ulja e parë e normës së interesit në mbi katër vite dhe reflekton përqëndrimin e Rezervës Federale tek forcimi i tregut të punës, që ka treguar shenja të qarta ngadalësimi. Ky vendim i marrë vetëm disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale, mbart gjithashtu mundësinë e trazimit të panoramës ekonomike në periudhën gjatë së cilës amerikanët përgatiten të hedhin votën e tyre.

Vendimi i bankës qendrore e ul normën në 4.8%, nga niveli 5.3% që ishte niveli më i lartë rekord i dy dekadave të fundit dhe që zgjati për 14 muaj me radhë, i projektuar për të zbutur nivelin më të keq të inflacionit që pati goditur Shtetet e Bashkuara në katër dekadat e fundit. Jo larg objektivit të përcaktuar nga Rezerva Federale, inflacioni arriti në gusht në 2.5%, nga kulmi që pati arritur në mesin e vitit 2022, në 9.1%.

Drejtuesit e bankës qendrore sinjalizuan gjithashtu se mund të vendosin ta ulin sërish me 0.5% normën e interesit gjatë dy takimeve të fundit të këtij viti, që do të mbahen në nëntor dhe në dhjetor.

Megjithëse banka qendrore beson tashmë se është fituar përgjithësisht lufta ndaj inflacionit, shumë amerikanë vazhdojnë të ndihen të zhgënjyer me çmimet e larta të ushqimeve, karburantit, qirave dhe aspekteve të tjera themelore të jetesës.

Ulja e normës së interesit pritet që me kalimin e kohës të ulë kostot e huamarrjes për blerjen e shtëpive, makinave dhe marrjen e kartave të kreditit, duke forcuar kështu gjendjen financiare të amerikanëve dhe duke rritur fuqinë e tyre blerëse dhe nivelin e tyre të përgjithshëm ekonomik. /voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu