Nga koalicioni VLEN sot kanë reaguar ashpër pas incidentit në ndeshjen FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë, nga ku u largua flamuri shqiptar nga tribuna. Nga VLEN akuzojnë BDI-në për keqpërdorim të FFM-së, për të shkaktuar, siç thonë nga VLEN, incidente ndëretnike.

Ata shtuan se sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, siç thonë ata, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini. Sipas VLEN-it, qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe siç theksojnë ata, të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar.

yacht hotel sarande

“BDI-ja nuk i mbron simbolet e identitetit kombëtar shqiptar, por e përdhos flamurin e shenjtë shqiptar nga frika e përgjegjësisë për skandalet e korrupsionit, siç janë Soaravia, bizneset e lojërave të fatit dhe tenderët e paligjshëm. Detyra jonë është të paralajmërojmë opinionin dhe të garantojmë sigurinë e qytetarëve. Politika duhet të jetë jashtë sportit. Grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare janë një segment i rëndësishëm i shpirtit sportiv të shoqërisë. Prandaj, i ftojmë ata të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme që të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim”, theksuan nga VLEN.

Ndërkaq edhe reagimi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë i menjëhershëm,nga ku thonë se ata shpifin pasiqë sipas BDI-së Skandalet e përditshme dhe dështimi total ia kanë humbur mendjen VLEN-it, ku për më tepër theksuan edhe keqpërdorimin e flamurin kombëtar shqiptar.

“Të nënçmuar e të papërfillur nga ZNAM dhe VMRO, pa flamurin kombëtar në zyre, pa gjuhën shqipe në institucione, pa shqiptarët në balanser, me burgosje të ushtarëve të UÇK-së, ju kanë mbetur vetëm dasmat dhe shpifjet qesharake. Astrit Iseni dhe të gjithë ministrat tjerë janë të pa aftë ti mbrojnë shqiptarët, gjuhën, flamurin, përfaqësimin e drejtë, Marrëveshjen e Ohrit por edhe fëmijtë shqiptarë nga abuzimi, prandaj dhe duhet të dorëhiqen”, nënvizuan nga BDI.

Po ashtu në reagimin e tyre theksojnë për VLEN-in se ata asnjë premtim nuk e kanë realizuar, nga ku madje nga BDI i perceptojnë si dështakët më të mëdhenj në historinë e kombit. Sipas BDI-së, pushtetarët shqiptarë janë patetik dhe injorant në përpjekjet e tyre më qëllim arsyetimi nga fiskoja që kanë shkaktuar./INA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu