
Zyrihu është rankuar si vendi më i mirë në botë për cilësinë e jetës.
Sipas raportit vjetor të ‘Mercer’ i cili merr në konsideratë variabla si strehimi, rekreacioni, mjedisi socio-kulturor, praktikat e blerjes, udhëtimet, trafikun, cilësinë e ajrit dhe aksesin në arsim, Zyrihu mban vendin e parë në rang global.
Zyrihu kryeson listën falë shërbimeve të shkëlqyera publike, kriminalitet të ulët dhe një tabloje kulturore të gjallë, të gjitha të mbështetura nga një infrastrukturë efikase dhe një angazhim i vazhdueshëm. Gjithashtu, për vitin 2024, Zyrihu ka përmirësuar lidhjet e tij me aeroportet, duke rritur numrin e fluturimeve nga dhe për në kontinente të tjera. Pas tij vjen Vjena, ndërkohë Gjeneva është rankuar në vendin e 3-të, duke përmirësuar dy pozita që nga viti i kaluar.
Përveç tetë qyteteve evropiane që dominonin 10-shen më të mirë të rankimit, Auckland ka dalë si një lider për Paqësorin në vendin e 5-të, ndërsa Amerika e Veriut përfaqësohet nga Vankuveri, që ndodhet në vendin e 7-të.
Në Azi, Singapori kryeson me vendin e 30-të, duke u dalluar si qyteti i vetëm aziatik në 50-shen më të mirë. Qyteti më i lartë i rankuar në Lindjen e Mesme është Dubai, që ndodhet në vendin e 83-të, ndërsa Abu Dabi pason në vendin e 85-të. / abcnews.al