Rama i rikthehet turit me diasporën, shkon në Nju Jork! Logo e eventit shfaqet në ekranin e famshëm të Time Square

Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit me diasporën. Burime për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj, bëjnë me dije se kreu i qeverisë udhëtoi sot për në New York të SHBA, ndërsa më 26 tetor pritet të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë.

yacht hotel sarande

Takimi do të mbahet në New York në orën 11:00, njoftim që ka nisur të qarkullojë mes shqiptarëve të Amerikës për të siguruar pjesëmarrje maksimale.

Ndwrkohw në Time Square është vendosur logo e eventit për Ramën me display. Pamjet janë parë në 7 Avenue 38th Street Manhattan. Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit.
Ndërkohë më 3 nëntor Rama do të jetë sërish në Greqi, por kësaj radhe do të takojë diasporën shqiptare në Selanik. Takimi mbahet Porto Palace Hotel, ora 11:00.

Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Takimet të kësaj natyre pritet të zhvillohen edhe në Londër e Gjermani.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu