Një incident me përfaqësuesit e medias është regjistruar gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë në Tiranë. Një protestuese është përplasur me gazetarët dhe më pas ka sulmuar fizikisht një kameraman që po filmonte zhvillimet.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, 20 tetor, ndërsa ekipet televizive po ndiqnin nga afër protestën e zhvilluar përpara godinës së qeverisë.

Sipas pamjeve të publikuara nga Gazeta Tema, një grua pjesëmarrëse në protestë shihet fillimisht duke debatuar me përfaqësuesit e medias.

Situata më pas tensionohet dhe protestuesja përplaset fizikisht me një prej kameramanëve që po regjistronte pamjet e tubimit.

Në videon e publikuar dallohet momenti i incidentit dhe kontakti fizik me punonjësin e medias.

Ende nuk ka informacion nëse kameramani ka pësuar dëmtime apo nëse policia ka ndërhyrë për këtë rast.

Incidenti është regjistruar gjatë një tjetër dite protestash në kryeqytet, ku gazetarët dhe operatorët televizivë po pasqyrojnë zhvillimet nga terreni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu