Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Morinë, në Kukës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 08:25 në varrezat e fshatit Morinë është konstatuar i pajetë shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur, ndërsa grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia e Shtetit ka nisur bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë hetimit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu