
Këngëtari Ermal Meta ka ndarë një mesazh të ndjerë pas përfundimit të eksperiencës së tij në Sanremo 2026, duke e cilësuar këtë edicion si “më të rëndësishmin e jetës sime”.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta falënderoi fillimisht Carlo Conti për besimin në këngën “Stella Stellina”, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur me “kujdes dhe dashuri”.
“Ky Festival ka qenë më i rëndësishmi i jetës sime, për shumë arsye. Falënderimi im i parë shkon për Carlo Conti që besoi në këtë këngë. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë rrethuar me kujdes dhe dashuri. Ju e dini kush jeni dhe jeni të çmuar”, shkruan ai.
Artisti i drejtoi një falënderim të veçantë familjes së tij, partneres Chiara, të cilën e përshkruan si “grua dhe nënë e jashtëzakonshme dhe e ndritshme”, si dhe vajzave të tij të birësuara, Klodi dhe Lume dhe vajzës biologjike Fortunës, që e cilëson si “rrahja ime shtesë e zemrës”.
Mesazhi i tij u mbyll me një dedikim të fortë: “Fëmijëve pa zë. Ishin me mua çdo mbrëmje, në çdo emër, në çdo notë.”
Me “Stella Stellina”, Ermal Meta jo vetëm që u rikthye në skenën prestigjioze të Sanremos, por e shndërroi pjesëmarrjen e tij në një moment reflektimi personal dhe mesazh human.






