Dhunoi fizikisht 80-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i krimit.

Si pasojë e agresionit, i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

yacht hotel sarande

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda njoftuan sot (13 Tetor) se arrestuan si të dyshuar për krimin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, person me precedentë penalë për krime ndaj personit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit të dëmtuar më rëndë, Namik Rustemi, teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, shtetasen A. Rustemi, 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës, i moshuari ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier, në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa bashkëshortja e tij, njoftohet se pasi ka marrë mjekimin, është larguar drejt banesës së saj.

“Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘plagosje e rëndë me dashje’’, tha policia vendore.

Paraprakisht deklarohet se motivet e agresionit kanë qenë të dobëta, por ngjarja është ende nën hetim aktiv nga autoritetet ligjzbatuese./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu