Ilir Proda është Drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Emri i tij u konfirmua pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ministri Brendshëm Ervin Hoxha tha për mediat se Proda u konfirmua mes 10 kandidatëve të tjerë dhe organet ligjzbatuese kanë thënë se figura e tij është e pastër, referuar faktit që emi I tij është përmendur për dekonspirim operacionesh.
“Këshilli i Ministrave mori një vendim shumë të rëndësishëm. Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Poilicisë së Shtetit, zotin Ilir Proda.
Fakti që organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë record dhe përgjigja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje me çdo ligj dhe Drejtori i ri i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi”, tha Hoxha./Vizionplus