Vijojnë negociatat mes forcave speciale RENEA dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës në Roskovec.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori i dyshuar ka kërkuar edhe një orë kohë, ndërsa gjatë bisedimeve me negociatorët ka pretenduar se konflikti me familjen e ish-partneres, të cilën e akuzon se i kishte marrë paratë, e shtyu drejt aktit të rëndë.

Sipas të njëjtave burime, 35-vjeçari ka paralajmëruar se mund t’i japë fund jetës nëse situata përshkallëzohet.

Ndërkohë, forcat RENEA dhe Policia e Shtetit vijojnë operacionin në zonën ku ai është rrethuar, me synim që ta bindin të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në Roskovec, ku Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori me forcë ish-partneren, të cilën e liroi disa orë më vonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu