Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka deklaruar publikisht se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se kjo është një vendimmarrje personale dhe jo e diktuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe mohoi çdo komunikim me Ramën për kandidimin, duke nënvizuar se nuk është “nxjerrë” nga askush për të hyrë në garë.

Ai theksoi se qëndrimi i tij bazohet në parimet e brendshme të Partisë Socialiste dhe në nevojën për një proces demokratik, ku kandidatët të zgjidhen përmes votës dhe jo përmes vendimeve të njëanshme.

Braçe u shpreh se ideja për kandidim është diskutuar brenda strukturave të partisë dhe vjen si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe socialistëve në Tiranë.

Gjithashtu, ai përjashtoi çdo përplasje personale me Ramën, duke theksuar se fokusi i tij mbetet tek problemet e qytetit dhe nevoja për përmirësimin e qeverisjes vendore.

Sipas tij, Tirana ndodhet në një situatë problematike, ku mungon vetëqeverisja dhe shërbimet për qytetarët, ndërsa synimi i tij është rikthimi i funksionimit normal dhe një administrate në shërbim të publikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu