Një lëvizje e papritur në drejtimin e institucioneve shtetërore po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje. AIA mëson nga burime se kryeministri Edi Rama ka kontaktuar telefonikisht nga Mali i Zi drejtues të rëndësishëm të institucioneve, duke u kërkuar të mblidhen dhe të japin dorëheqjen brenda ditës.

Sipas informacioneve që AIA ka siguruar, kërkesa është përcjellë drejtpërdrejt nga kryeministri te drejtuesit e institucioneve kryesore.

Burimet flasin për një proces dorëheqjesh në grup, ndërsa numri i drejtuesve që mund të përfshihen në këtë lëvizje shkon deri në rreth 500, pa kursyer institucione kyçe.

“Mblidhuni, jepni dorëheqjen sot”, mësohet të ketë qenë porosia e Ramës, sipas burimeve të AIA.

Nëse konfirmohet përmasa e kësaj lëvizjeje, ajo do të përbënte një nga ndërhyrjet më të gjera në drejtimin e administratës shtetërore.

Ende nuk dihet se cilët drejtues kanë firmosur dorëheqjen, cilat institucione janë përfshirë dhe nëse kërkesa prek vetëm drejtuesit kryesorë apo edhe nivele të tjera të administratës.

Po ashtu, nuk ka ende një shpjegim zyrtar për arsyet e kësaj lëvizjeje dhe as një njoftim publik nga Kryeministria.

Informacionet e siguruara nga AIA flasin për një operacion të koordinuar dorëheqjesh, por numri përfundimtar i tyre dhe zbatimi i kërkesës mbeten për t’u konfirmuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu