Samiti i Komunitetit Politik Evropian nisi këtë të enjte punimet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Pjesëmarrës në samit, krahas liderve të BE-së janë dhe liderët e vendeve nga rajoni, mes tyre dhe kryeministri Rama.

yacht hotel sarande

Përpara fillimeve të takimit Rama duket se ka ndarë një bisedë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Fotoja e shkrepur gjatë punimeve të samitit u nda në Instagram nga Vuçiç me mbishkrimin: “Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç./Shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu