Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që mobiliet e vjetra dhe mbetjet voluminoze të mos i hedhin në koshat e zakonshëm të mbeturinave.

Në një postim në rrjetet sociale, bashkia ka publikuar pamjet e një divani të futur në një prej kontejnerëve, duke kujtuar se për largimin e objekteve të tilla ofrohet shërbim i posaçëm.

“JO divanët në koshat e mbeturinave!”, shkruan Bashkia Tiranë.

Qytetarët që duan të heqin divane apo objekte të tjera të mëdha mund të telefonojnë Eco Tiranën në numrin 04 433 0250, ndërsa punonjësit shkojnë për t’i marrë në banesë.

Nisma synon të shmangë bllokimin e kontejnerëve me mobilie dhe mbetje voluminoze, duke lënë hapësirën e tyre për mbeturinat e zakonshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu