
Është shuar pas disa orësh përpjekjesh zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu zonën e grykëderdhjes së lumit Seman.
Ekipet zjarrfikëse punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja u vështirësua nga era e fortë që favorizonte përhapjen e zjarrit.
Ndërkohë, tre çobanë janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen. Ata po merren në pyetje, ndërsa autoritetet po kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Deri në përfundimin e verifikimeve nuk është përcaktuar nëse personat e shoqëruar kanë përgjegjësi për zjarrin.






