
Një operacion i pazakontë sigurie është zhvilluar për të mbrojtur presidentin amerikan Donald Trump nga një kërcënim i mundshëm iranian gjatë largimit të tij nga samiti i NATO-s në Turqi.
Sipas mediave amerikane, shërbimet e inteligjencës kishin identifikuar një kërcënim të besueshëm se Irani mund të tentonte të godiste me raketë avionin presidencial.
Trump u pa fillimisht duke hipur në Air Force One përpara kamerave në aeroportin e Ankarasë. Por pas kësaj nisi operacioni sekret.
Presidenti dyshohet se u nxor nga avioni pa dijeninë e gazetarëve dhe të një pjese të stafit të Shtëpisë së Bardhë, duke përdorur një kamion kateringu. Më pas ai u transferua në një avion ushtarak C-32A, version i modifikuar i Boeing 757.
Gazetarëve që ndodheshin në Air Force One iu kërkua të mbyllnin grilat e dritareve, ndërsa ata nuk e dinin se Trump nuk ishte më në avion.
Presidenti fluturoi drejt Britanisë së Madhe me avionin tjetër, përpara se të vazhdonte udhëtimin drejt SHBA-së.
Trump kishte deklaruar më herët se ishte “objektivi numër një” i Iranit. Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar zyrtarisht operacionin sekret, ndërsa mediat amerikane raportojnë se autoritetet kishin marrë informacione për një kërcënim konkret ndaj presidentit ose avionit të tij.






