
Jurgen Klopp është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i kombëtares së Gjermanisë, por konferenca e tij e parë u shoqërua me një paralajmërim të fortë për mediat.
Tekniku 59-vjeçar deklaroi se do të largohet menjëherë nga posti nëse familja e tij bëhet objekt i ndërhyrjeve në jetën private.
“Nëse nuk e lini familjen time të qetë, do të largohem. E dua këtë punë, por jam gjithmonë gati të heq dorë nëse është e nevojshme”, u shpreh Klopp.
Ish-trajneri i Liverpoolit u emërua pas dorëheqjes së Julian Nagelsmann, pas eliminimit të papritur të Gjermanisë nga Paraguaji në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.
Klopp firmosi një kontratë katërvjeçare, e cila parashikon ta mbajë në drejtimin e “Panzerave” deri në Botërorin 2030.
Ai e cilësoi drejtimin e kombëtares si kulmin e karrierës së tij, duke shtuar se nuk planifikon të drejtojë më asnjë ekip pas përfundimit të këtij misioni.
“Nuk do të kem më një karrierë tjetër si trajner pas kombëtares. Ky është kulmi absolut i rrugëtimit tim dhe do të jap gjithçka”, deklaroi ai.
Ndeshja e parë e Klopp në stolin e Gjermanisë do të jetë më 24 shtator ndaj Holandës në Ligën e Kombeve.






