Më 27 korrik, Tirana do të jetë mikpritëse e konferencës ndërkombëtare “Përballja me Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Huaj në Informacion (FIMI): Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, një aktivitet i organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, që synon të trajtojë sfidat e manipulimit të informacionit dhe ndikimit të huaj mbi demokracitë.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s, ekspertë të sigurisë, akademikë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sektorit të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Shqipëria.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka theksuar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja kërkojnë një përgjigje të koordinuar mes partnerëve, duke nënvizuar se edhe vendet e procesit të zgjerimit duhet të kenë rol aktiv në këtë përpjekje dhe të kontribuojnë me përvojën e tyre në forcimin e qëndrueshmërisë demokratike të Evropës.

Sipas organizatorëve, konferenca do të shërbejë si një forum për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe për forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve, medias, akademisë, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga manipulimi i informacionit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu