Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po përdor Policinë e Shtetit për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve që ishin mbledhur jashtë Kuvendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të ndërhyrjes së forcave të rendit.

Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ekziston asnjë rrezik real për deputetët dhe se rrethimi i institucionit me forca të shumta policie është pasojë e frikës së shumicës nga reagimi i qytetarëve.

Sipas tij, frika e mazhorancës nuk mund të shërbejë si justifikim për përdorimin e dhunës dhe të mjeteve disproporcionale ndaj protestuesve. Bardhi u shpreh se Policia e Shtetit duhet të garantojë rendin dhe sigurinë, jo të pengojë ushtrimin e së drejtës kushtetuese për protestë.

“Keni frikë nga qytetarët? Mos hajdeni në Kuvend. Frika juaj nuk mund të justifikojë kurrë dhunën ndaj qytetarëve”, deklaroi Bardhi, duke shtuar se protestuesit kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu