
Tensione janë regjistruar në hyrje të Kuvendit, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka tentuar të hyjë në sallën e seancave, pavarësisht se ishte përjashtuar nga punimet e Parlamentit.
Shehaj u ndalua nga punonjësit e Gardës, me të cilët pati një debat verbal.
“Si i ndaloni deputetët të hyjnë? Hiqi duart! Do të mbani përgjegjësi. Më tregoni mua urdhrin, vendimin. Mos më shty”, dëgjohet të thotë ai.
Kreu i Partisë Mundësia pretendon se masa disiplinore prej 30 ditësh, e vendosur nga Byroja e Kuvendit më 22 qershor, ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore për pjesëmarrjen e tij në seancë.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur jashtë godinës së Parlamentit vijonin protestat dhe masat e shtuara të sigurisë.






