Stuhia që goditi jugun e vendit ka shënuar një tjetër viktimë. Një peshkatar 61-vjeçar është gjetur i pajetë në det, në afërsi të ishujve të Ksamilit, në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Mihal Zoi. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai është mbytur gjatë motit të keq, ndërsa mjeti i tij lundrues u gjet i fundosur.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmjen e së martës, kur zona u përfshi nga stuhi të forta me erë dhe reshje.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet mbytja aksidentale si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu