
Një punonjës sezonal i OSHEE-së ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në Himarë, gjatë ndërhyrjes për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 03:40 në Qendrën Shëndetësore të Himarës është transportuar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan.
Nga të dhënat e para dyshohet se 54-vjeçari ka humbur jetën gjatë punës në një shtyllë elektrike në zonën e Potamit, ku po ndërhynte për riparimin e një defekti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.






