Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me fluturimet me avion privat të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Berisha iu referua qëndrimeve të eurodeputetit çek Tomas Zdeçovski, duke thënë se ai ka ngritur akuza publike se po ndiqen lëvizjet e parave dhe se kryeministri përdor familjarët për transportimin e tyre jashtë vendit.

Sipas Berishës, deklaratat e eurodeputetit përbëjnë një akuzë të rëndë ndaj Ramës dhe familjarëve të tij. Kreu i PD-së tha se fluturimet e kryeministrit me avion privat kanë ngritur dyshime dhe se opozita do të kërkojë sërish hetim parlamentar për këtë çështje.

Berisha shtoi se kërkesa për komision hetimor ishte paraqitur edhe më herët, por ishte refuzuar nga mazhoranca. Ai pretendoi se ekzistojnë të dhëna që, sipas tij, duhet të hetohen nga institucionet kompetente.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu